“U përplas kur kalonte rrugën”- Detaje nga aksidenti: Qytetarët debat me policinë

21 Prill 2023 | 13:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit mesditën e sotme, ku një e moshuar në tentativë për të kaluar rrugën është përplasur nga një automjet të drejtuar nga një 22-vjeçare.

Gruaja ka qëndruar e gjakosur për disa minuta në mes të rrugës dhe pas ardhjes së ambulancës u transportua në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Gazetarja Kloida Gjuzi ka zbuluar se në momentet e para pas aksidentit pati një konflikt verbal mes qytetarëve dhe efektivëve, të cilët i kërkonin policisë llogari për vonesën e autoambulancës.

“Ndodhem në lagjen 14 të qyetit, në zonën e Shkozetit, ku për pasojë kemi një të moshuar e cila ka tentuar të kalojë rrugën dhe automjeti i bardhë që shihni në video e ka pasur të pa mundur të frenojë duke e marrë përpara.

Pati dhe konfrontime me qytetarëve dhe policisë të cilët kërkonin që e moshuara të transportohej me urgjencë në spital, pasi ambulanca nuk kishte ardhur ende”, tha Gjuzi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026