Ngjela për vrasjen e Ardian Nikulaj: S’ishte profesionale, autori la gjurmë
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar në Euronews Albania atentatin mafioz ndaj biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.
Ngjela tha se nga të dhënat parparake del se autori nuk ka qenë profesionist, pasi ka lënë gjurmë. Sipas avokatit, autori nuk kishte dorashkë në njërën dorë, çka mund të ketë bërë që të ketë lënë gjurmë gishtash.
Ngjela hezitoi të jepte një verdikt mbi motivet e ngjarjes dhe tha se duhet të pritet kapja e autorit për të dhënë më pas një opinion më të plotë.
“Jo çdo vrasje tensionon situatën, ai nuk kishte ndonjë konkurrencë të madhe politike. Ai konkurronte për anëtarë të Këshillit Bashkiak, jo për kryetar bashkie. Prandaj nuk mund te jemi dot të sigurt se është për problem politik. Është biznesmen, mund të jetë hakmarrje ose problem i një shume parash. Mund të ketë shumë arsye. Kur të dalë arsyeja nga hetimi do ta precizojmë tamam analizën. Ende nuk ka një autor, Nga autori del gjithçka dhe të lind mendimi i ndodhisë, cili është shkaku.
Jo nuk është vrasje me karakter profesional në fshehje të gjurmëve. Do ta kapin nga gjurmët e gishtave nëse i ka lënë. Të shikojmë. Por problem është që kjo është çështje hetimore, nuk është politike. Mbasi të dimë autorin mund të dalim në konkluzionin nëse ishte për hamerraje, për problem mospagimi parash, për konkurrencë ekonomike dhe në fund vjen ajo nëse ishte vrasje politike”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta