Fotoja e largimit të vrasësit të Nikulaj, shpresë për gjurmë gishtash

21 Prill 2023 | 13:32

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me atetentatin mafioz, ku u vra brenda lokalit të tij biznesmeni i njohur në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Mësohet se autori i cili shkrepi 7 plumba në drejtim në Nikulaj, nuk ishte i pajisur nga njëra dorë me dorashkë, çka po bën që grupi hetimor të shpresojë për gjetjen e një gjurme gishtash.

Euronews ka mundur të sigurojë dhe një foto të autorit në momentin e largimit drejt Shkodrës.

Autori shihet me skafandër, maskë, dhe mban në trup një jelek fosforeshent.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Prokuroria po heton të paktën në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur pasi siç behet e ditur nga fqinjet  anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh. Por nuk përjashtohen as pistat e konflikteve në biznes, apo për shkak të angazhimit të tij në politik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026