U kap me drogë, Ish-missi rrezikon 20 vite burg. Nëna: E mësova për ditëlindje

21 Prill 2023 | 17:23

Ish-mbretëresha e bukurisë në Angli do kalojë 20 vite të jetës së saj në burg, pasi u arrestua në përpjekje për të kontrabanduar ketaminë, në aeroportin e Kankunit. Ketamina është një lloj droge halucinogjene dhe sipas mediave britanike, ish-missi, kishte fshehur në valixhen e saj një sasi prej 13.080 kilogram të kësaj droge, e cila arrinte vlerën e 250.000 paund.

Jennifer Young e kishte fshehur ketaminën duke e ndarë në pako dhe e kishte future në fundin e rremë të një valixheje.

Edhe pse ish-missi ndodhet në burg prej disa muajsh, nënsa e saj e mësoi vetëm pak javë më parë që vajza e saj e vetme ishte në burg. Jennifer e kishte gënjyer nënën e saj duke i thënë që ishte duke udhëtuar. Por së fundmi, nëna e saj Anxhela e mësoi të vërtetën, pasi vajza e vetme nuk e mori në telefon për ta uruar.

“Ditëlindja ime është në mars dhe Xheni më telefonon pavarësisht se në kë cep të botës është. Por ajo nuk më kontaktoi dhe unë fillova të shqetësohem. Më pas mora një mesazh nga shoqja e saj. E pyeta se ku ishte. Pas shumë mesazhesh, më në fund më tha se ishte në burg. Nuk mund ta besoja. Pastaj e kuptova të gjithë historinë.

Ajo kishte qenë në burg në Kankun prej muajsh. Ishte tmerrësisht e mbipopulluar. Nuk e di sa njerëz ishin në qelinë e saj, por ishte e tmerrshme.

Në shkurt ajo u transferua në një burg tjetër jashtë Mexico City. Ajo është akuzuar për trafik droge, por ende nuk ka dal në gjyq, mund të dënohet me 20 vjet. Unë jam shumë e shqetësuar”,-tha nëna e ish-missit.

Në një postim në Twitter nga policia meksikane në atë kohë thuhej: “Në mbërritjet e Aeroportit Ndërkombëtar të Kankunit, Garda Kombëtare dhe personeli i aeroportit gjetën disa pako dhe pako që dukej se ishin kokainë të fshehura në një shtresë të fshehur të një çante që i përkiste një shtetasi të huaj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026