Moska lëshon urdhër arresti për shefin e inteligjencës të Ukrainës
Një gjykatë në Moskë lëshoi këtë të premte një urdhër arresti ndërkombëtar për kreun e inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov , duke e akuzuar atë për organizimin e “sulmeve terroriste” brenda territorit rus, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
RIA citoi gjykatën të thoshte se Budanov akuzohej për vepra të lidhura me terrorizmin dhe kontrabandën e armëve.
Masa kundër tij u njoftua “në mungesë”, por me shumë gjasa ajo nuk do të aplikohet ndonjëherë.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, një numër shpërthimesh kanë goditur infrastrukturën ruse, depot e armëve dhe objektet ushtarake.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për shumë nga sulmet, ndërsa Kievi nuk është prononcuar në lidhje me rastet, as duke e konfirmuar por as duke e mohuar.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e quajti më parë Budanovin si organizatorin e një shpërthimi që dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë në tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë