Trump fal ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpalli falje të plotë për ish- këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, të cilit iu desh të përballej me një betejë të gjatë ligjore për shkak të hetimit për çështjen e Rusisë.
“Është nderi im i madh të njoftoj se Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë Falje e Plotë.
Urime@GenFlynn dhe familjes së tij të mrekullueshme. E di që tani ju do të kaloni një festë Falënderimesh vërtet fantastike!” shkruante ai në një postim në Twitter.
Z. Flynn u hetua me pretendimin e kontakteve me rusët të cilët kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, sipas akuzave.
Në 2017 ai pranoi se kishte gënjyer FBI në lidhje me kontaktet me ambasadorin e Rusisë, por më pas u përpoq të tërhiqte deklaratën e tij.
Dy vite më vonë, në 2019 hetimet nuk provuan që ai apo anëtarë të tjerë të fushatës së Trump të kenë pasur lidhje me ngjarjen.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut