“Jap 1 mln euro, na lini të ikim”- Oferta Ramazan Rrajës për policët që e arrestuan
Euronews Albania zbardh detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja. Ai i ofroi policëve ta linin të ikte në këmbim të 1 milion eurove. Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar.
Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrveshje në këmbim të lirisë.
“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje. I cilësuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Rraja i fshihej arrestimit me urdhër të SPAK prej disa muajsh duke u strehuar në Tiranë, Durrës e Lezhë.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoi dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mberi i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.
Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”, i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta