VIDEO| Ishin për iftar, si ranë në rrjetën e policisë “Xon Rraja” dhe “Çupja”
Euronews Albania ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Ramazën Rrajës, nipit të deputetit Rrahman Rraja.
Bëhet me dije se Rraja u arrestua në ambientet e një lokali ku kishte shkuar për iftar, në Urën e Goles pa shkuar në Fushë Krujë.
Rraja ishte nën shoqërinë e Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja”.
Ky i fundit u arrestua gjithashtu, pasi ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.
Në momëntin e kapjes, Ramazan Rraja, të cilim e thërrasin shkurt “Xon Rraja”, iu gjet në brez një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti, në lidhje me atentatin ndaj prokuroit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.
30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, dhe dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg”, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”. Policia falë punës disa mujore në ndjekje ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme lokalizimin dhe kapjen e Ramazan Rrajës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë