Bosi i mafias shqiptare betejë ligjore në Britani, si po bllokon ekstradimin
Mediat britanike i kanë bërë jehonë rastit të një bosi të mafias shqiptare, i përfshirë në kultivimin e kanabisit përmes shtëpive të barit, i cili po lufton përmes avokatëve për të mos u ekstraduar në Shqipëri.
Toni Boboshi kontrollonte një rrjet prej 6 milionë paundësh të kanabisit në Britaninë e Madhe.
Gati 30 persona ishin të punësuar prej 49 vjeçarit shqiptar. Ai përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Boboshi u dënua me gjashtë vjet në vitin 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar në ishull.
Ai pretendon se do të ishte shumë e rëndë nëse ekstradohej, për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson gjithashtu se Boboshi konsiderohet me një “rrezik të ulët” për të përsëritur veprën penale.
Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në ditët në vijim. ‘Perandoria e Boboshit’, shkruan The Sun shtrihej në të gjithë veriperëndimin, Yorkshire dhe Wiltshire.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve