Zjarri “pushton” Disneyland në Kaliforni

23 Prill 2023 | 11:13

Zjarri ka “pushtuar” një pjesë të parkut argëtues Disneyland në Kaliforni.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur mbrëmë gjatë shfaqjes “Fantasmic” në ishullin Tom Sawyer të Disneyland në Anaheim, raportoi AP.

Departamenti i Zjarrfikësve në Anaheim tha se askush nuk u lëndua nga zjarri.

Për momentin nuk dihet shkalla e dëmit nga zjarri, raportoi KABC-TV. Ishulli Tom Sawyer ka qenë pjesë e Disneyland që nga viti 1956 dhe vizitorët mund të hyjnë në botën e një prej personazheve kryesore në librin e Mark Twain.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026