Rusia bën dëbim masiv të diplomatëve gjermanë
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të dëbojë një numër të diplomatëve gjermanë nga vendi.
Në njoftimin e saj thuhet se ky është “reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit”.
Ministria, po ashtu, tha se synon “të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane” në Rusi.
Gjermania nuk ka njoftuar në lidhje me ndonjë dëbim më herët, por një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane tha më 22 prill se të dyja palët kanë qenë në kontakt gjatë javëve të fundit, në lidhje me përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave, shkruan REL.
“Largimi i sotëm i stafit të Ambasadës ruse lidhet me këtë”, tha zyrtari, por Ministria e Jashtme gjermane nuk specifikoi se sa diplomatë rusë janë larguar.
Zyrtari tha se mbërritja e një avioni qeveritar rus në Berlin, me leje të posaçme diplomatike, lidhej me këtë çështje.
Avionët rusë janë të rrallë në Evropë, sepse Bashkimi Evropian ka mbyllur aeroportet dhe hapësirën e vet ajrore për linjat ajrore ruse, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut