Sistemi shëndetësor në Greqi në grevë, mjekë e infermierë kërkojnë kushte më të mira pune
Punonjësit e sistemit shëndetësor në Greqi mbajtën një grevë ditën e enjte në mbarë vendin, në shenjë proteste për kushte më të mira pune gjatë pandemisë së koronavirusit.
Doktorë, infermierë dhe punonjës të tjerë të sektorit u mblodhën jashtë spitaleve dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar mbrojtjen e vendit të punës, rritjen e rrogave dhe zgjerimin e stafit shëndetësor për të luftuar COVID-19.
“Spitalet po vuajnë. Kemi qindra kolegë që po infektohen nga virusi. Në spitalin tonë patëm javën e kaluar 100 punonjës që hynë në karantinë, nga të cilët 30 dolën të infektuar”, u shpreh doktor Ilias Sioras, drejtor spitali në Athinë.
Vala e dytë e pandemisë ka vënë nën presion sistemin shëndetësor të Greqisë. Shtretërit në repartet e terapisë intensive në veri të vendit janë thuajse të mbushur.
Spitaleve private dhe atyre ushtarake u është kërkuar të marrin pacientë, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e punonjësve të sektorit privat.
Pas bllokadës dymujore të vendosur në mars, një rritje e rasteve me coronavirusit që prej tetorit detyroi qeverinë të vendoste një bllokadë të dytë, që pritej të mbaronte në fund të muajit, por që është zgjatur deri më 7 dhjetor.
Protesta e punonjësve të shëndetësisë u mbajt paralelisht me greva të përgjithshme 24-orëshe të punonjësve të sektorëve të tjerë publikë.
Disa mijëra persona marshuan në Athinë, pavarësisht kufizimeve që ndalojnë grumbullimet publike.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës