Në pritje të kundërofensivës, ukrainasit nderojnë të rënët
Ukrainasit vizituan varret e ushtarëve të rënë në ditën e parë pas Pashkës Ortodokse. Në Krivji Rih, banorët u mblodhën në një kompleks të ri varresh.
Ndërsa në Kharkiv, brigada ukrainase simuloi një luftim teksa vendi vazhdon përpara për kundërofensivën.
“Dita përkujtimore në Ukrainë celebrohet zakonisht një javë pas Pashkës. Ne kujtojmë familjarët tanë, ndërsa më parë kujtonim gjyshërit dhe gjyshet, ata që e kishin jetuar jetën. Por këtë vit, kjo ditë është e veçantë sepse gjatë 2022-shit kemi varrosur shumë miq dhe njerëz që njohim”, thotë Tatiana Platina, banore e Krivji Rih.
Ndërkohë, presidenti Zelensky falënderoi ushtarët ukrainas për rezistencën.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se në çdo qytet, në çdo fshat, kudo që tani është pak a shumë qetësi; kudo ku sot ishte vetëm një ditë e qetë me diell pranvere, çdo ditë e një qetësie të tillë në zonat e pasme fitohet nga luftëtarët tanë në betejat brutale në vijën e parë, në betejën e përditshme”, u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Ndërkohë, brigada ukrainase po stërvitet për kundërofensivën. Vullnetarë nga grupi “Spartanët”, pjesë e Gardës Kombëtare, po bëjnë ushtrime taktike me armë zjarri dhe po simulojnë evakuimin e të plagosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut