‘Nomadët digjitalë’, 1 vit pa taksa-Komisioni miraton ndryshimet

24 Prill 2023 | 15:48

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miratoi ndryshimet në ligjin e start up-eve, mes të cilave edhe mos pagimin e taksave për 1 vit për individët që punojnë kudo dhe përdorin teknologjinë e informacionit. 

Shtetasit e huaj që punojnë në vende të ndryshme, jo në një zyrë apo seli të regjistruar dhe punojnë kryesisht në distancë ose në lëvizje, për një vit kanë të drejtë të mos paguajnë taksa në Shqipëri.

Ndryshimet në ligjin për zhvillimin e bizneseve parashikojnë që ata që njihen ndryshe si nomadë digjitalë të mos jenë taksapagues për 1 vit. 

Gjatë diskutimeve në komisionin e veprimtarisë prodhuese, deputeti demokrat, Helidon Bushati tha se kjo skemë mund të sjell nxitjen e mashtrimit nga individ që do të zgjedhin të aplikojnë si nomadë digjital. Por ministrja e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali deklaroi se aplikuesit do kalojnë një filtër të pastërtisë së figurës.

“Keni parashikuar ju parandalimin që nomadët fiskalë dhe lehtësirat fiskale duke mos i trajtuar si rezident tatimorë në territorin shqiptar, të shërbejnë për skema siç janë ato skemat që po aplikohen sot ose që janë aplikuar deri para disa muajsh të mashtrimeve financiare online duke i shitur ato si risi teknologjike,” – tha Bushati.

Po ashtu, parashikohet ngritja e një agjencie të dedikuar mbi start up-et e cila është Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026