Vendimi për Bordin e Karburanteve, Tabaku: U paguan 600 mln euro taksa më shumë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar pjesërisht Bordin e Transparencës për karburantet.
Përmes një postimi në facebook, Tabaku thekson se Kushtetuesja i dha të drejtë deputetëve të PD-së, në lidhje me atë që ajo e quan si bordi komunist, ku çmimet i vendos qeveria në bashkëpunim me 5 oligarkët pranë qeverisë.
Tabaku theksoi se prej vendimeve abuzive qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit të karburanteve.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mgjegjithëse i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve!
E kam quajtur që në fillim bordi komunist, bordi oligarkëve sepse në fakt më pak se sa pesë kompani janë përfitues prej tij dhe është rasti unik në botë ku biznesi ulet me qeverinë e përcakton çmimin në kurriz të qytetarëve.
Prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit qe kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit!
Ky biznes me krizën duhej patjetër ndërprerë menjëherë, ndërkohë që GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar. Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikueshtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht!
Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si ben rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njejtët gjyëtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme.
Si mundet që dy pika uji të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme?”- shkruan Tabaku në facebook.
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa