“Ç’i duan Ramës këta njerëz?”-Murrizi: Herë me dajre, herë me rrotë, herë me tallava

24 Prill 2023 | 19:27

Ish-deputeti Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është hera e parë që kryeministri Rama zgjedh të “bëjë bujë” përmes këngëve që përzgjedh në fushatë elektorale.

Ai kujtoi disa vite ku Rama ka përdorur forma të veçanta për të rënë në sy te qytetarët e për t’u mbajtur mend.

“Rama e ka strategji dhe është hera e katërt. Në 2013-tën me dajre në autobus, këndon Rama, këndon Linda, këndonin këta të tjerët. Në 2017-tën me rrotën, më jepni mua timonin tha. Në 2021-shin nuk foli fare, aheng këtu, aheng atje. Kjo fatkeqësisht do të thotë se shqiptarët nuk duan program,” – u shpreh Murrizi.

Ai tha se për këtë gjë nuk mund t’i vërë faj Ramës, duke marrë parasysh se qytetarët e pranojnë diçka të tillë, që ai e cilësoi si “tallje”.

“Herë me dajre, herë me rrotë, tani me tre pemë me bisht lopate, kërcen tallava, tra la la. Mirë ky që gëzon se ka vjedhur 2-3 qind milionë euro, po ajo plaka në Kamëz ça ka që kërcen,” – u shpreh Murrizi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023