Të rishihet Akti Normativ për OFL-në, gjyqtarët e Speciales i drejtohen ministrisë së Drejtësisë

27 Nëntor 2020 | 10:17

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që të ndryshojë disa nene të aktit normativ Operacioni Forca e Ligjit, e njohur si OFL, për sekuestrimin e pasurive.

Sipas shkresës gjyqtarët e GJKKO-së, i kërkojnë ministres që të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për vepra penale që i kap krimi i organizuar, pasi shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë  të dënuar për vepra penale të zakonshme.

Gjyqtarët kanë dalë në përfundim se shumica e kërkesave janë jashtë juridiksionit të GJKKO-së dhe SPAK-ut.

Pak ditë më parë GJKKO dënoi personin e parë për korrupsion. 

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, i akuzuar për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Lexoni gjithashtu:

GJKKO dënon personin e parë për korrupsion, 120 orë pune për qytetarin që tentoi të korruptonte policin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026