Mbyllja e teatrove, Hervin Çuli: As kinematë nuk duhet të funksionojnë, më i rëndësishëm është shëndeti

27 Nëntor 2020 | 11:51

Prozhektorët nuk i kanë ndriçuar skenat e teatrove në vend prej më shume se 9 muajsh, për shkak të pandemisë COVID 19. Por gjithsesi jo si dikur, jeta artiske në forma të tjera nuk ka munguar.

Hervin Culi, drejtor i Teatrit Kombëtar tregoi për Euronews Albania se gjatë kësaj kohë janë bërë shfaqje online ose në eksterierë.

“Unë besoj që sektori i kulturës sidomos edhe në vende të tjera ka qenë një nga sektorët më të goditur, sidomos sektori i artit të gjallë. Në fund të fundit në pikëpamjet një teatri online mund të zgjidhnim diçka momentale, por kuptohet që teatri funksionin e tij, magjinë e tij e ka në skenë.

Ka pasur përgjithësisht shfaqje të cilat janë bërë në eksterierë në këto dy muajt e fundit. Edhe unë vetë jam një nga regjisorët që kam bërë një kërkim të tillë me trupën e teatrit të Korçës. Kemi punuar edhe online me trupat e teatrove”, u shpreh Çuli.

Ai theksoi më tej se në këtë kohë pandemie nuk duhet të funksionojnë as kinematë.

“Unë besoj që kam përshtypje që edhe kinematë nuk duhet të funksionojnë më në këtë moment. Përderisa vendimi i Komitetit Shëndetësor nuk lejon grumbullimet deri në 10 veta, nuk mund të ketë një film për një spektator. Është e vështirë që hapja e tyre të vazhdojnë”, tha ai.

“Unë besoj që gjithë komuniteti artistik është i interesuar që skena të hapet sa më shpejt, është jeta jonë, janë muaj të çuara dëm. Por kuptohet me përmasat që kam marrë kjo sëmundje para shëndetit asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme. Padyshim që duhet të presim me shumë durim që kjo histori të mbarojë”, theksoi Çuli më tej.

Po kështu, drejtori i Teatrit Kombëtar nënvizoi se deri më tani nuk ka kërkuar hapje të teatrove, por vetëm projekte për zhvillimin e shfaqjeve online.

“Nuk mund të këmbëngul  për një gjë nuk ka lidhje me mua por ka lidhje më shëndetin publik. Mos kërkoni një polemikë me zor. Kam pasur një moment që kam kërkuar që jo të hapet tetari por të mbështetmi më fort për projekte të eksterier ose online”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Mbyllja e teatrove, Hervin Çuli: As kinematë nuk duhet të funksionojnë, më i rëndësishëm është shëndeti

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026