Nuk deklaroi 18 500 paund në Rinas, procedohet rumuni

26 Prill 2023 | 08:42

Policia kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një shtetas rumun pasi nuk kishe deklaruar shumën prej 18 500 paund që kishte me vete.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji”, sqaron policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026