Ekspertja e turizmit: Çmimet në Shqipëri do rriten 20 % këtë verë
Ekspertja e turizmit, Gladiola Dona tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se çmimet këtë verë në Shqipëri do rriten me 20 %.
Ajo tha se rritja duhet bërë zinxhir, si në rritjen e çmimeve ashtu dhe në të pagave.
“Nëse kjo rritje është e përgjithshme, atëherë të gjithë pagat do të rriten. Nëse dikur një natë në një hotel mund të ketë kushtuar 100 euro, tani do të shkojë 120 euro. Nëse rriten dhe pagat, sigurisht do të ketë dhe rritje të mirëqenies së punëmarrësve. Në hoteleri janë bërë shumë ndryshime,” – u shpreh Dona.
Mungesat e fuqisë punëtore në Shqipëri sa vijnë e po shtohen në të gjitha qytetet, sidomos në fushën e turizmit, por jo vetëm aty pasi mungesa të theksuara duket se ka edhe në sektorin e bujqësisë apo ekonomisë.
Për këtë arsye Shqipëria do të duhet të punësojë çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India. Mungesa e klasës punëtore është një nga problemet kryesore që haset vendi ynë, sidomos në këtë periudhë ku sezoni veror është duke nisur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta