Mbahet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Ndjehuni zotër në shtëpinë tonë

3 Prill 2023 | 19:18

Po mbahet ditën e sotme Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, për herë të parë në Ballkan.

Në Konventë ka pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore si një promovim për Shqipërinë.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama iu drejtua zyrtarëve të shikojnë Shqipërinë ashtu siç është në të vërtetë dhe jo ajo paraqitet nga mediat e ndryshme të botës.

“Ndjehuni zotër në shtëpinë tonë, shijoni sa të mundi dallimin e skajshëm mes steriotipit të Shqipërisë në mediat tuaja. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërteti, ndërsa vendi i drogës, i krimit i prostitutave, i plehrave i varfërisë ekstreme, hajdutëve dhe lypësve në rrugë është pjesërisht një vend që ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht  një  vend që e mbajnë gjallë  në retorikën e  tyre dashakeqëse dhe spekulante vendas dhe të huaj, me gojën e tyre dhe me penën e tyre”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026