‘S’kemi pasur bllokim fondesh’, Hervin Çuli: Shpresoj që teatrot të hapen në prill me 30% kapacitet
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli u shpreh për Euronews Albania se gjatë periudhës së pandemisë nuk ka pasur humbje financiare për shkak se nuk është futur ende në treg arti i gjallë.
Ai theksoi se teatrot mund të hapen në prill, me një kapacitet që shkon deri në 30%.
“Në siç kemi shumë gjëra në disavantazh në këtë rast ne kemi avantazh që nuk kemi futur në treg artin e gjallë. Po ta krahasoja me vendet e tjera në Europës ose botës. Ne vazhdojmë në një sistem që kemi një lidhje vertikale me ministrinë e Kulturës. Nuk mund të flitet për humbje financiare. Unë kam një përshtypje që rreth shtatorit apo tetorit, që të çelim sallat me kapacitet 100%. Unë pres një dyndje shumë të madhe të publikut në teatër. Ka një mall, ka një hendek për të ekzistuar si dikur. Nuk e kemi kthyer biznes ne artin e gjallë”, nënvizoi ai.
“Shpresoj që të hapen me një kapacitet me 20 apo 30%. Ne jemi duke punuar, kemi dy premiera që i kemi mbyllur. Ne jemi gati për të vijuar, kemi punuar në teatër. Vetëm këtë janë kemi dy tre vetë me COVID, kemi bërë një stopim të provave”, tha ai më tej.
Çuli sqaroi se në këtë periudhë pandemie nuk ka pasur bllokim fondesh nga ana e ministrisë së Kulturës, por ato janë kthyer mbrapsht nga teatrot për shkak të mos-realizimit të shfaqjeve.
“Në qershor u zhbllokuan fondet. Ne nuk kemi pasur probleme me ministrinë Kulturës. Kanë qenë të mjaftueshme dhe në këtë rast kanë qenë edhe më shumë, ne nuk arritëm do të realizojmë projektet tona. U detyruam të kthenin mbrapsht shumë fonde në shtet”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës