Rama flet për Berishën dhe Metën: Drejtësia do të veprojë me patjetër
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku foli në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kundërshtarët e tij politik.
Rama tha në fjalën e tij se ai nuk mund t’i zgjedhë vetë personalisht kundërshtarët, por është vota që i cakton ata.
Kreu i qeverisë shtoi se ka përballë persona të cilët duhet të ishin me kohë përballë drejtësisë, por që kanë ende mbështetës në elektorat.
“Në poster është e ardhmja dhe e shkuara dhe nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Ne nuk e zgjedhim se kush janë kundërshtarët tanë, kundërshtarët tani i zgjedh vota. Ka një pjesë të shqiptarëve që vazhdojnë të zgjedhin njerëz të cilët duhet t’i kishin dërguar me kohë të shikonin hallet e tyre dhe të merreshin me problemet që kanë me drejtësinë. Janë probleme që nuk kanë për t’u zgjidhur kurrë si çudia që zgjat pak ditë sepse drejtësia vonon por gjithmonë e më pak ka shancin t’i harrojë këtë njerëz. Do të shikoni që drejtësia do të veprojë me patjetër më herët se sa vonë”, tha Rama.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta