Ndeshja që vulos titullin/Man City përballet me Arsenalin, ‘qytetarët’ favoritë
Premier League angleze zhvillon sot ndeshjen më vendimtare sa i përket sezonit aktual, ku Manchester City dhe Arsenali përballen në një 90 minutësh që premton spektakël.
Topçinjtë vijojnë të qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit, por ruajtja e kësaj pozite duket tepër e vështirë, sidomos kur përballë është ekipi i Guardiolës, i cili nuk humbet prej 16 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Diferenca mes tyre është vetëm 5 pikë, me topçinjtë të cilët kanë luajtur dy përballje më tepër.
Tek vendësit mungesa e vetme është Ake, ndërsa tek Arsenali Elneni, Saliba dhe Tomijasu. Në dyshim është vetëm mesfushori Granit Xhaka, ndërsa shpresa e vetme për të ngritur lart trofeun e Premier Leagues muajin e ardhshëm është marrja e 3 pikëve sot.
Në 10 përplasjet e fundit mes Manchester City-t dhe Arsenalit, vetëm 1 është fituar nga topçinjtë. Londinezët e kanë treguar vazhdimisht se në momentet më kritike ku kërkohet triumfi, ka dështuar ta arrijë londinezët e kanë treguar vazhdimisht se në momentet më kritike ku kërkohet triumfi, ka dështuar ta arrijë diçka të tillë ndaj kundërshtarëve direkt. Gjyqtar i takimit është 38-vjeçari Majkëll Oliver.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta