Man City përmbys Liverpoolin, Arsenali regjistron fitoren e 23-të në kampionat
Përballja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka rezultuar në spektakël i vërtetë, me të besuarit e Guardiolës të cilët triumfuan në përfundim të 90 minutëshit.
Në Ethihad u duk se gjithçka do të ishte e vështirë për vendësit, sidomos pas golit të shënuar nga Momo Salah, por avantazhi i Liverpoolit, nuk shërbeu për asgjë veçse zgjoi dëshirën e Manchester Cityt për të shënuar gola.
Barazimi i përkohshëm erdhi në minutën e 27’, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës do të dhuronte spektakël duke shënuar dhe 3 gola të tjerë. De Bruyne, Gundogan dhe Grealish shënuan në fitoren 4-1, që e mban Manchester Cityn 8 pikë larg vendit të parë që mbrohet nga Arsenali.
Topçinjtë po ashtu regjistruan fitoren numër 23 për këtë sezon në Premier Leaguen angleze, ku kundërshtari i radhës ishte Leeds. Jesus zhbllokoi rezultatin me 11metërsh, ku më pas shënoi dhe golin e dytë personal, ndërsa suksesit iu bashkuan dhe White e kapiteni Xhaka. Kriza e Chelseas duket se nuk po merr zgjidhje, ku këtë herë blutë u mundën nga Aston Villa në shtëpi me rezultatin 0-2. Triumf dhe për Crystal Palace e Bournemouth, ndërsa përballja Nottingham-Wolves u nda në barazim 1-1.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nelson nderon Arsenalin, Manchester City vijon ndjekjen
- Supersfida Manchester City-Liverpool, Haaland mungesa e madhe
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë