Nelson ‘nderon’ Arsenalin, Manchester City vijon ndjekjen
Arsenali ka triumfuar në frymën e fundit ndaj Bournemouthit, me golin e Nelson në minutën e 7’ të shtesës.
Gonersat zhvilluan një sfidë spektakolare, ku fituan me rezultatin 3-2. Stadiumi ‘Emirates’ u trondit që në minutën e parë, ku miqtë kaluan në avantazh me golin e Billing.
Me nisjen e së dytës Senesi dyfishoi avantazhin, ndërkohë Thomas Partey ngushtoi diferencën. White solli baraspeshën e përkohshme, teksa Nelson realizoi një supergol për të vulosur fitoren.
Aktualisht diferenca me vendin e dytë që mbahet nga Manchester City është 5 pikë, teksa qytetarët gjithashtu regjistruan fitore. Të besuarit e Guardiolës mposhtën Neëcastlen 2-0 me golat e Bernardo Silvës dhe Phil Foden, ndërsa vijojnë ndjekjen e topçinjve.
Pas 2 humbjesh radhazi edhe Chelsea e Graham Potter është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur minimalisht Leedsin, me golin e Wesley Fofana. Pas fitores në derbi, Tottenham nuk ka mundur të vijojë dot serinë e rezultateve pozitive, ndërsa dështoi të merrte pikë ndaj Wolverhampton. Londinezët u mposhtën 1-0, ndërsa fitore regjistruan dhe Birghton, Aston Villa e Southampton.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë