GJKKO merr vendimin për masën e sigurisë të Suel Çelës

26 Prill 2023 | 15:45

Apeli i GJKKO refuzon ndryshimin e masës “Arrest me burg” dhënë në mungesë për Suel Çelën.

Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela, kërkoi nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një masë më të lehtë sigurie.

Ai ndodhet  në kërkim që nga maji i vitit 2022 në kuadër të dosjës “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmise së Nuredin Dumanit Suel Çela është pororsitës i tre ngjarjëve kriminale, 2 prej tyre të parealizuar dhe 1 e mbetur në tentativë.

Sipas Duamnit, ditën që ra në prite, ishte nisur me porosi të Suel Çelës për të ekzekutuar Elton Kilën. Vrasje për të cilën deklaroi se do të paguhej 200 mijë euro.

Pak javë më parë RENEA zhvilloi një operacion për kapjen e tij por pa sukses.

VENDIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1. Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026