Zelensky dhe presidenti XI zhvillojnë bisedën e parë telefonike së bashku
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar zhvillimin e një bisede telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Bëhet fjalë për kontaktin e parë mes tyre që kur Rusia nisi agresionin e Ukrainës.
Zelensky deklaroi përmes një postimi në Twitter se, beson se biseda, së bashku me caktimin e një ambasadori në Pekin, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Edhe pala kineze konfirmoi zhvillimin e bisedës, duke shtuar se do të qëndrojë gjithmonë në anën e paqes.
Deri më sot Pekini ka shfaqur një qasje neutrale ndaj konfliktit në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë pushtimin dhe vetëm muajin e kaluar presidenti Xi zhvilloi një vizitë dyditore në Rusi.
Ai e cilësoi homologun Vladimir Putin si “mikun e tij të dashur”, propozoi një plan paqeje me 12 pika dhe insistoi se Kina qëndronte në anën e duhur të historisë.
Sidoqoftë, ai nuk bëri komente sa i takon akuzave të furnizimit të Rusisë me armë.
Pak ditë nga vizita, presidenti Zelensky ofroi liderin kinez në Kiev për bisedime, duke vënë në dukje mes tyre kishte pasur kontakte përpara nisjes së pushtimit, por jo më pas tij në shkurt të 2022-shit.
Duke bërë një ekspoze të bisedës telefonike, televizioni kinez “CCTV” citoi presidentin Xi të thoshte se, “Kina as do të shohë zjarrin nga ana tjetër, as do t’i hedhë benzinë zjarrit e jo më të përfitojë nga kriza”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës