Erlis Çela: Këlliçi po shkel në terrenin e Ramës dhe Veliaj, duhet të diferencohej
Pedagogu Erlis Çela tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se posterat e fushatës së Belind Këlliçit, pavarësisht se janë diskutuar shumë nuk përbëjnë asnjë risi. Sipas tij kandidati për Tiranën e koalicionit “Bashkë fitojmë” , po përpiqet të përdor të njëjtin stil komunikimi ku kundërshtari i tij është më ekspert se ai.
Çela tha se priste që Këlliçi të vinte me një fushatë që do e diferenconte dukshëm, pasi duke ardhur me të njëjtin stil komunikimi si kundërshtari, mesazhi që u jepet votuesve është se “këta janë njësoj”
“Këtu risia mungon sepse nga pikëpamja strategjike, zoti Këlliçi po shkel në një terren që kundërshtari e ka shkelur disa herë. Në këtë stil komunikimi, zoti Rama dhe zoti Veliaj janë shumë më ekspert. unë prisja që zoti Këlliçi të kishte një fushatë e cila e diferencon dukshëm si në stil komunikimi, si në mënyrën e përcjelljes së mesazhit nga kundërshtari. se nëse është i njëjti stil komunikimi, qytetarët s’bëjnë dot diferencën”,-tha Erlis Çela në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta