Posteri provokues i Këlliçit, gazetari: Ne që e njohim na çuditi, s’i shkon ky imazh
Gazetari Bledar Dedja i ftuar në Euronews Albania tha se posteri provokues i Belind Këlliçit ka qenë provokues dhe ka ngjallur debat, por ky imazh nuk i shkon për shtat kandidatit të “Bashkë fitojmë” për Tiranën.
Sipas gazetarit Dedja, ai ka zgjedhur të vijë në këtë format për shkak të kompleksitetit të fushatës dhe ndjenjës së inferioritetit, duke gjetur këtë formë për të tërhequr më shumë vëmendje.
“Ajo që më shqetëson mua që e shikoj si mesazh politik, është uniformiteti. Nëse e shikon pavarësisht provokacionit që ka përdorur ky zotëria dhe ata që e kanë këshilluar, sepse ne që e njohim Belindin, habitemi se si e bëri ai.
Sepse kur trajtohet një kandidat ruhen konturet e identitetit të individit, qoftë edhe nga aspekti i qasjes së tij në qytet i etikës së tij. Belindi është një person që ka etik, nuk mund t’i ngarkosh një barrë që nuk i shkon për shtat, gjëja më vogël ndikon në imazhin popullor. por e kuptoj, kompleksiteti i fushatës i ka deformuar dhe kanë kërkuar të shkojnë në ekstazë”,-tha Bledar Dedja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aktivisti i PS për Këlliçin: Belindi i privilegjuar, shkoi te xhaxhi Iliri dhe Saliu
- “Gishtat e mesit, korrupsionit”, kreu i FRPD: Posteri ishte sekret! Ja kush e mendoi
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë