Shqipëria feston 108-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë
108 vite më parë, Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë nga Ismail Qemali. Deklarata e pavarësisë u bë më 28 nëntor 1912, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
Pas Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë u formua dhe qeveria e parë e Shqipërisë së Pavarur e drejtuar nga Qemali ndërsa njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha (Londër 1913).
Shqipëria mbeti e pakënaqur nga vendimi e përcaktonte sovrane nga Perandoria Osmane por me mbikëqyrje të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit ndërsa jashtë kufijve u la një pjesë e madhe territoreve të shtetit shqiptar.
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës me 4 dhjetor 1912. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë. Ismail Qemali, veç detyrës së kryetarit të qeverisë, mbajti edhe atë të Ministrit të Jashtëm. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë, që funksiononte si organ këshillues e mbikëqyrës i qeverisë.
Shumë krahina u bashkuan me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e njohur atë si qeveri të të gjithë Shqipërisë. Qeveria arriti rezultate të rëndësishme në krijimin e aparatit shtetëror dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane.

(Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shënimeve, i fotografuar nga Kel Marubi më 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë. FOTO: Wikimedia Commons)
Përbërja e qeverisë:
Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër
Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm
Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës
Abdi bej Toptani – Ministër i Financave
Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor
Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit
Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike
Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës
Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit
Delegatët
Berat: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara;
Skrapar: Xhelal Koprencka; Hajredin Bej Cakrani;
Lushnjë: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;
Dibër: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu;
Mat: Ahmet Bej Zogu (më vonë Zogu I), Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu;
Ohër dhe Strugë: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima;
Durrës: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçorri;
Tiranë: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani;
Shijak: Xhelal Bej Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;
Krujë: Mustafa Merlika-Kruja;
Elbasan: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish Bej Biçaku;
Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi (jo Ismail Bej Vlora);
Gjirokastër: Azis Efendi Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli;
Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora;
Tepelenë: Feim Bej Mezhgorani;
Janinë: Kristo Meksi, Aristidh Ruci;
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;
Delvinë: Avni Bej Delvina;
Korçë: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,
Pogradec: Hajdar Blloshmi;
Kosovë, Gjakovë dhe Plavë-Guci: Rexhep Bej Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Midhat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel Bej Begolli, Qerim Begolli;
Shkodër: Luigj Gurakuqi;
Vlorë: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora;
Kolonia shqiptare e Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo
Urimet e politikës
Me rastin e kësaj dite të shënuar të historisë së kombit shqiptar nuk kanë munguar as urimet e liderëve të politikës. Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se 108 vite janë të mjaftueshme për të dëshmuar pjekuri dhe seriozitetin e një shteti modern në përmbushje të aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale me rastin e kësaj dite një fjalët e Ismail Qemalit ditë e pavarësisë si dhe një fotografi të flamurit të Shqipërisë në Memorialin “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.