“Shkuam në një dyqan luksoz të brendshmesh”- Shkrimtarja në gjyq: Trump më përdhunoi

27 Prill 2023 | 15:00

Shkrimtarja amerikane Elizabeth Karol ka dëshmuar në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku ngriti akuzat për përdhunim.

Ne deklaratën e saj në gjykatë ajo tha se fillimisht, ka menduar se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”.

Ajo tha se Trump i kërkoi këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një grua, dhe se ajo ndihmoi me kënaqësi.

Por shumë shpejt, “e gjithë arsyeja që isha gjallë në atë moment ishte për t’u larguar nga ajo dhomë”, dëshmoi Carroll në gjyqin për padinë e saj për përdhunim.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore raporton Zëri i Amerikës

Ndërsa ajo u ul në  bankinën e dëshmiatres ku shpesh u përlot, në një reagim në rrjetet sociale Trump përsëriti këmbënguljen e tij se pretendimi i zonjës Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është krejtësisht sajesë. Ai e quajti çështjen “një mashtrim i sajuar”.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

79 vjeçarja pritet ta vazhdojë dëshminë, kur avokatët e zotit Trump do të kenë ndoshta mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026