EKSKLUZIVE| Pranë banesës së Haxhisë, pamjet e përroit ku gjet motori i vrasësit

27 Prill 2023 | 15:24

Forcat Renea kanë arritur të zbulojnë motorin e ekzekutorit të vrasësit të biznesmenit Nikulaj. Euronews Albania ka siguruar pamje në momentin që policia me dedektor metalik ka zbuluar mjetin i cili ndodhej thellë në një përrua të Kakarriqit.

Gazetari Teodor Gjerga, i cili ishte në vendngjarje zbuloi më shumë detaje se ku u gjet motori me të cilin shtetasi portugez shkoi dhe ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin.

Motori  të cilin portugezi Ruben Saraiva përdori për t’u larguar nga vendngjarja pasi ekzekutoi Ardian Nikulajn

“Ndodhemi në zonën e Kakarriqit, ku forcat Renea dhe njësitë e ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar të gjithë zonën, pasi është gjetur motori i atentatorit të zotit Nikulaj. Është e konfirmuar, është gjetur nga forcat polumbare motori me të cilin dyshohet se shtetasi portugez, ka lëvizur kur ka shkuar për të bërë vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Kemi marrë konfirmimin nga ana e tyre, motorri është gjetur në thellësinë e një përroi në zonën e Kakarriqit, në këtë përrua janë bërë kërkime që nga mëngjesi i sotëm ndërsa në këto momente është bërë e mundur nxjerrja e motorit”,-tha gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026