Hasmëria Nikulaj-Lestakaj, pajtuesi i gjaqeve: Ardiani më ka takuar, donte pajtim

27 Prill 2023 | 13:45

Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronwës Albania, ku foli në lidhje me gjakmarrjen mes fiseve Nikulaj dhe Lestakaj, që u rikthye një javë më parë me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gjoka tha se gjakmarrja mes këtyre dy fiseve ka nisur në vitin 1997 dhe vijon ende. Sipas tij Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim, por është refuzuar nga pala tjetër.

Në lidhje me këtë rast, Gjoka tha se situata është tepër delikate dhe është shumë e vështirë të gjehet një urë komunikimi mes dy fiseve.

“Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 97-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë. Fisi Lestakaj ka lëvë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i sukseshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin. Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026