Gjakmarrja 26-vjeçare, si lindi konflikti mes Nikulajve e Lestakajve për 5 mijë lekë

27 Prill 2023 | 10:51

Kryeredaktorja e revieë në Euronews Albania, Nevila Dervishi, ka hedhur dritë më gjakmarrjen mes fiseve Lestakaj dhe Nikulaj në Lezhë, që çoi dhe në ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulaj rreth një vit më parë.

Dervishi bën me dije se konflikti mes dy fiseve lindi në vitin ’97-ën, pas një zënke në karburant mes djemve të dy fiseve.

Sipas gazetares, djemtë e fisit Lestakaj furnizuan me karburant automjetin e tyre në pikën në pronësi të Nikulajve dhe ikën pa paguar shumën prej 5 mijë lekë të vjetra.

Kjo mospagesë bëri që të lindte konflikti dhe që dyshohet se Lekstakajt vranë me automatik dy persona në pikën e karburantit, përfshirë vëllain e Ardian Nikulaj, dhe një punonjës në karburant.

“Historia e konfliktit mes dy familjeve i ka fillesat në vitin e mbrapsht të 97-ës. Me sa kemi mësuar konflikti ka nisur në një pikë karburanti, ku sipas djemve të Lestakaj, pasi kanë përfunduar një miting, kanë shkuar të furnizojnë karburantin në një pikë që ishte në pronësi të Nikulajve. Pasi kanë furnizuar mjetin, nuk kanë paguar 5 mijë lekë që në atë kohë ishte kostoja e karburantit që furnizuan. Ikën pa paguar dhe një nga pjestarët e fisit të Nikulajve i ka dërguar një kërcënim ku i thoshte “më sillni lekët se ndryshe do shkoj keq kjo punë”.

Fisi i Lestakajve, ka shkuar në pikën e karburantit për sqarim dhe aty në sherr e sipër, jo i pagova lekët, jo s’i pagova, dyshohet që djemtë e Lestakajve kanë qëlluar me automatik dhe kanë lënë të vdekur dy persona në pikën e karburantit. Një prej tyre ishte Pëllumb Nikulaj, vëllai i Ardian Nikulaj dhe një punonjës në pikën e karburantit. Disa muaj më vonë në tetor të 97-ës vriten dy pjesëtarë të fisit të Lestakajve në një arë të tyre në zonën e Balldrenit u vranë me automatik.

Ajo ngjarje është pa autor ndërkohë që Klodian Lestakaj ka pretenduar se ka qenë dëshmitarë i asaj ngjarjeje, ka qenë 15-vjeç asokohe, ka kërkuar të merret nga prokuroria si dëshmitar po nuk është marrë. Vrasjet janë pa autor por dy fiset akuzojnë njëra tjetrën. Në 97-ën vritet një pjesëtar tjetër i Lestakajve dhe plagoset një tjetër”, tha Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026