“Ruani jetën e të penduarës”, e afërmja e Haxhisë: S’e porositi ai vrasjen e Nikulaj
Nertila Haxhia, e afërmja e Edmond Haxhisë i cilësuar nga policia si personi që porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulaj ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke hedhur poshtë çdo pretendim të policisë.
Ajo shprehet se Edmond Haxhia nuk është biznesmen dhe as porositësi dhe financuesi i vrasjes.
“Kam 3 ditë që i ulem në gjunjë policisë së shtetit në Lezhë të flas, se më erdhën infot e doja të flisja. Nuk më keni lënë të hyj brenda te flas. Keni marrë një vajzë tjetër duke e detyruar të nxjerrë Edmond Haxhinë si porositës, biznesmen e financues. Policia e shtetit e di mirë se Edmond Haxhia, s’ka as bukë të hajë, e jo biznesmen, financues e larg qoftë porositësi. Dilni more kriminelë me uniformë e thuajini shqiptarëve të vërtetën për Edmond Haxhisë, që nuk ka porositur, as financuar vrasje”, shkruan Haxhia.
Ajo shprehet se do të largohet jashtë vendit për të vënë drejtësi për Edmond Haxhinë, ndërsa i bën thirrje drejtorit të policisë të arrestojë vrasësit e Nikulajt, të cilët siç thotë i ka në dorë prej 3 ditësh.
“M.Rrumullaku, shko arresto vrasësit e Nikulajt të ndjerë, se i ke në dorë tash 3 ditë, është lutur aty personi t’iu çojë me dorën e vet te ata, dhe kujdes palaçot e tu në Lezhë, që më nxorën familjen Haxhia si porositëse vrasjesh. Ruani mirë dhe jetën e dëshmitares së penduar që keni aty, mos e presiononi më të pranojë gjëra të tjera që nuk janë, se ju jeni kriminelët e gjithë vendit, që çdo dy minuta nxirrnit informacione jashtë për lidhjen e asaj të shkretës me grupin e vrasësve”, shkruan Haxhia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjakmarrja 26-vjeçare, si lindi konflikti mes Nikulajve e Lestakajve për 5 mijë lekë
- Kush është organizatori i vrasjes së Nikulajt, lidhja me familjan Lestakaj
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve