Kush është organizatori i vrasjes së Nikulajt, lidhja me familjan Lestakaj
Vrasja e Ardian Nikulajt të mërkurën, në Shëngjin është zbardhur. Për këtë çështje janë lëshuar 6 urdhër arreste.
Një nga personat në kërkim është Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike. Ky i fundit është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.
Pavarësisht kësaj ata deklaruan më herët në një intervistë për Euronews Albania se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tha në deklaratën për mediat se motivet e ngjarjes lidhjen me gjakmarrjen dhe se po punohet me partnerët për arrestimin e personave të përfshirë.
Mes personave në kërkim, përveç Haxhias, janë një person me shtetësi portugeze, i dyshuar kryesor si vrasësi i Nukulajt dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë