Pjerin Ndreu përgëzon policinë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulaj

26 Prill 2023 | 19:32

Kreu i bashkisë së Lezhësh Pjerin Ndreu ka përgëzuar policinë e shtetit për zbardhjen e shpejtë të  vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, i cilli u ekzekutua në ambientet e lokalit të tij, “Coral” në Shëngjin.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rëndë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palaçove që shpifen, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari te qytetit tone, qe bene sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varrose i ndjeri, duhet te kenë pështirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politiken e ndyre me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje ne konflikte të brendshme!”,-shkruan Pjerin Ndreu.

Për këtë çështje janë lëshuar 6 urdhër arreste. Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për:

  1. Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike
  2. Ruben Saraiva, shtetas portugez
  3. Harry Simson, shtetas britanik
  4. Harriet Bridgeman, shtetase britanike
  5. Thomas Mithan, shtetas britanik
  6. Steven Hunt, shtetas britanik

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026