Jerry Springer moderatori legjendar ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare

27 Prill 2023 | 17:26

Jerry Springer, i njohur më së shumti për emisionet e tij të televizive, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Prezantuesi kontrovers i cili  drejtoi The Jerry Springer Show për gati tre dekada nga viti 1991 vdiq paqësisht këtë të enjten në shtëpinë e tij në Çikago.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është zbuluar, familja e Jerry tha se ai u diagnostikua me kancer disa muaj më parë, me shëndetin e tij fatkeqësisht duke u përkeqësuar këtë javë.

Në një deklaratë, Jene Galvin, një mike e Springer dhe zëdhënëse e familjes, e përshkroi atë si “të pazëvendësueshëm”.

“Aftësia e Jerry-t për t’u lidhur me njerëzit ishte qendra e suksesit të tij, në gjithçka që ai u përpoq të bënte, qoftë kjo politikë, transmetim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë,” -tha ajo.

Përpara karrierës së tij të transmetimit, e cila përfshinte role si reporter dhe komentues politik, Springer ishte kryebashkiak i Cincinnati dhe këshilltar i fushatës politike të Robert F Kennedy.

Shfaqja e bisedave të Springer-it u bë një simbol i televizionit me zënkat e tij në ajër, sharjet dhe zbulimet e tradhtisë.

Tetorin e kaluar, Springer luajti në versionin amerikan të The Masked Singer një nga paraqitjet e tij të fundit televizive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026