Vrasja e Ardian Nikulaj, gazetarja: S’është gjakmarrje, e vrau vrasësi me pagesë
Gazetarja Brunilda Dibra tha për Euronews Albania se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj që u ekzekutua në lokalin e tij, nuk është gjakmarrje.
Gazetarja ju referua Kanunit dhe sipas saj, gjaku lahet vetëm nga familja dhe jo nga vrasës me pagesë, ndaj vrasja e biznesmenit mund të jetë hakmarrje për konflikte të mëparshme, por nuk duhet të quhet gjakmarrje.
“Në rastin konkret për vetë mënyrën se si është bërë vrasja e zotit Nikulaj që është bërë me porosi dhe jo nga familjarët që kanë qenë në kionflikt gjakmarrje me viktimën, unë nuk do vlerësoja si vrasje për gjakmarrje.
E them këtë pasi sipas Kanunit, pavarësisht se ne kemi pasur raste kur kanuni është shkelur në veri, ku janë vrarë gra fëmijë, apo njerëz në besë. në rastin e Nikulaj, të paktën sipas Kanunit, gjaku merret nga familja dhe nuk mund të merret gjaku nga vrasës me porosi”,-tha Brunilda Dibra.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta