Ukraina fton Papën për vizitë, i kërkon ndihmë për fëmijët e dëbuar në Rusi
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha të enjten se e kishte ftuar Papa Françeskun ta vizitonte Ukrainën dhe i kërkoi atij ndihmë për riatdhesimin e mijëra fëmijëve të dërguar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia që nga nisja e luftës vitin e kaluar.
Kryeministri Shmyhal tha në një konferencë shtypi në Romë se ai kishte zhvilluar bisedime me Vatikan dhe kishte diskutuar për kërkesat e Kievit për paqe për t’i dhënë fund luftës 14-mujore të Rusisë në Ukrainë.
“I kërkova shenjtërisë së tij ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që po mbahen, arrestohen, deportohen në Rusi në mënyrë kriminale”, tha ai.

Kievi zyrtar vlerëson se, që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, rreth 19.500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e aneksuar, duke i cilësuar këto si dëbime të paligjshme.
Më herët Papa Françesku, 86 vjeç, ka thënë më parë se dëshiron ta vizitojë Kievin, por edhe Moskën në një mision paqeje.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në