Eksperti i sigurisë flet për situatën e rendit: Këto janë qytetet më problematike
Eksperti i sigurisë, Alban Dafa tregoi për Euronews Albania se cilët janë qytetet shqiptare me probleme më të mëdha të sigurisë. Ai tha se është kryesisht ultësira perëndimore ajo që ka më shumë probleme, pasi në këtë zonë janë edhe pikat më strategjike të vendit.
Gjithashtu eksperti Dafa renditi emrat e qyteteve të cilët kanë pasur më shumë probleme me sigurinë.
“Mendoj se nëse lexoni raportet si të policisë së shtetit ashtu edhe vetë raporteve ndërkombëtarë është e qartë se cilat janë zonat më problematike.Duke filluar nga Shkodra,Lezha, Laçi, Durrësi, Tirana, Fushë Kruja, Elbasani, Fieri, Vlora deri te Saranda. Thuajse e gjithë ultësira perëndimore.
Por nuk është çështja vetëm te zonat se sa është te mënyra se si janë krijuar marrëdhëniet korruptive, pasi nuk është çështja te zonat por te ato që ofrojnë zonat. Ultësia perëndimore, janë tokat ku janë pikat kyçe të hyrjes së mallrave, Porti i Durrësit, zonat kufitare, Saranda, Shkodra. Pra janë të rëndësishme nga pikëpamja gjeografike”,-tha eksperti i sigurisë Alban Dafa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kardiologu kundër kufizimeve për cigaret elektronike: “Janë me risk më të ulët”
- Vrau mikun e fëmijërisë, dënohet me 30 vite burg ekzekutuesi i ministrit të mjedisit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë