“Rama do ju masakrojë”, Bushati përplaset me Kryemadhin

27 Prill 2023 | 21:50

Ndërsa Monika Kryemadhi foli për mbrojtjen e votave në zgjedhjet e 14 majit, analisti Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se Rama do i masakrojë.

Sipas Kryemadhit, Rama mund t’i masakrojë vetëm nëse ble Berishën, siç bëri me Lulzim Bashën.

Ndërkohë, Bushati iu kthye duke thënë se që ka blerë Lulzim Bashën është supozim, por që ka blerë opozitën me vulë të tanishme është një fakt. Në këto kushte analisti tha se ka një strategji të mirëmenduar që nis që nga vjedhja e vulës. Sipas tij Rama ka bërë të qartë se nuk do të lejohet numërimi i votës reale të qytetarëve.

“Unë kam frikën se ne që jemi këtu do t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, pra do të vijë Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe nuk do të marrin dot 720 mijë votat që grumbulluat ju me Bashën sepse sistemi është bërë shumë më represiv se para 2 vitesh,” – deklaroi Bushati në “Now me Erla Mwhillin”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026