Premier League angleze, barazim në derbin e Europës, një tjetër fitore për Newcastle
Nuk ka fitues në derbin e Europës mes Manchester United dhe Tottenham, në një sfidë që ishte e jashtëzakonshme përgjatë 90 minutave.
Me dy skuadrat që synim kanë Uefa Champions League, por duket se vetëm njëra prej tyre do të shijojë kompeticionin më të lakmuar sezonin e ardhshëm.
Në Londër gjithçka nisi mirë për djajtë e kuq të cilët gjetën avantazhin me dy gola me Sancho e Rashford që në pjesën e parë.
Fraksioni i dytë foli për vendësit të cilët arritën të barazojnë gjithçka me Poro dhe Heung Min Son. Nga një pikë për secilën, me djajtë që qëndrojnë në vendin e 4-ët me 60 pikë, në anën tjetër Spursat në v endin e pestë me 6 pikë më pak.
Në sfidat e tjera, Newcastle regjistroi triumfin e radhës, duke mos hasur asnjë vështirësi në Godison Park përballë Evertonit. Qymyrxhinjtë gjetën avantazhin në pjesën e parë me Wilson, ndërsa në pjesën e dytë shënuan dhe 3 gola të tjerë, teksa Evertoni reagoi me McNeil, me sfidën që u mbyll 1-4. Me këtë fitore kështjellarët forcojnë pozitat e tyre në tabelë, duke siguruar dalëngadalë Europën në sezonin e ri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta