“Mirë se erdhe sërish Turqi”: Gjykata urdhëron Ankaranë të tërheqë ndalesat ndaj Wikipedias

26 Dhjetor 2019 | 18:20

Gjykata e Lartë turke vendosi të enjten që urdhër ndalimi i qeverisë për Wikipedian cënon lirinë e shprehjes.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu urdhëroi që enciklopedia online të vihet sërish në dispozicion të qytetarëve turq.

Wikipedia u ndalua në Turqi në prill 2017, pasi Ankaraja u ankua për disa përmbajtje ku thuhej se shteti turk kishte mbështetur organizata terroriste, duke përfshirë Shtetin Islamik dhe Al Kaedën.

Wikipedia nuk pranoi të tërhiqte përmbajtjen, duke e quajtur si censurë.

Themeluesi i Wikipedias Jimmy wales reagoi nëpërmjet Twitter pasi mësoi vendimin duke shkruar “Mirë se erdhe sërish, Turqi!”

Agjencia e lajmeve Anadolu raportoi se gjykatësit vendosën 10-6 në favor të Wikipedias.

Qeveria nuk ka komentuar mbi vendimin e gjykatës dhe nuk është bërë ende e ditur se kur do të bëhet e mundur qasja për adresën e internetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026