Bie numri i krimeve, në vitin 2022 u shënuan 1700 vepra penale më pak se në 2021

28 Prill 2023 | 16:52

Në vitin 2022, numri i vrasjeve dhe vjedhjeve është  më i ulët se në vitin 2021. Statistikat tregojnë se numri i përgjithshëm i veprave penale ishte 5% më i ulët.

Veprat penale në vitin 2022 janë më të pakta në  numër në krahasim me vitin 2021. Në raportin e publikuar nga INSTAT, shifrat tregojnë se vitin që lamë pas, numri i krimeve është 33 480, nga 35 210 që u regjistruan në vitin paraardhës.

Numri i autorëve të veprave penale, përfshi ata që ishin të dyshuar ishte 38 200, nga të cilët 94% meshkuj.

Nga ana tjetër numri i njerëzve të dëmtuar ishte, 13 600 dhe 40% kanë qenë të gjinisë femërore. Këto të fundit, kanë rënë pre e krimeve seksuale, dhunës në familje dhe krime kundër moralit.

Prokuroria e Përgjithshme ka proceduar penalisht 25 708 individë.

Sipas të dhënave, grup-moshat më të prirura për vepra penale janë në fashën 30 deri 44 vjeç, por shfaqje force ka dëshmuar edhe grup-mosha 18-29 vjeç.

Në vitin 2022, janë regjistruar, 42 vrasje me dashje, nga 61 që ndodhën në vitin 2021.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026