Juventus bën hap fals, ndalet në barazim 1-1 nga Benevento, Inter mposht Sasuolon
Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë përballë Beneventos.
Zonja e vjetër nuk ka bërë nisjen e duhur të sezonit pasi nuk po arrin të ruajë një ritëm konstant dhe për momentin ndodhet në vendin e pestë të klasifikimit.
Ishte Alvaro Morata ai që kaloi në epërsi kampionët e Italisë në minutën e 21, ndërsa Benevento barazoi në fundin e pjesës së parë.
Me sa duket mungesa e Cristiano Ronaldos ndikon shumë tek bardhezinjtë, pasi pa portugezin në skuadër ekipi e ka të vështirë të fitojë ndeshje.
Ndërkohë që Interi u rikthye te fitorja pasi mposhti 3-0 në transfertë Sasuolon.
Një sukses i rëndësishëm ky për zikaltrit dhe për teknikun Antonio Conte, i cili nuk i ka aspak të sigurta pozitat në krye të skuadrës pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë