Mike Pence 7 orë dëshmi para jurisë së madhe për sulmin në Capitol Hill

29 Prill 2023 | 16:13

Ish- zv.presidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe që po heton rolin e ish-Presidentit Donald Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020.

Nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë deklaruar para jurisë së madhe Mike Pence, i cili është zyrtari më i lartë i administratës së zotit Trump që thirret për të dëshmuar para drejtësisë. Pence ishte brenda Gjykatës së Qarkut të SHBA në Uashington për më shumë se shtatë orë.

Dalja para jurisë së madhe e ish-zv.presidentit vjen në një kohë kur ai po shqyrton mundësinë për të sfiduar Trump për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të 2024.

Ndaj Trump, i cili ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, u ngritën akuza të reja penale lidhur me pagesat e bëra në këmbim të heshtjes lidhur me akuzat për marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026