Rikthehen makinat klasike, koleksioni “retro” pushton qendrën e kryeqytetit
50 makina të koleksionit retro, të prodhuara para viteve 90’ janë vendosur në sheshin Skenderbej. Të gjithë të apasoniuarit, do të kenë mundësinë të shohin ato nga afër, bashkë me aktivitetet festive që organizohen aty.
Sheshi Skënderbej ka qenë i dedikuar për të gjithë të apasionuarit dhe dashamirësit e automjeteve klasike. Projekti ‘Retro Albania’ nga drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugorë, ka organizuar panairin RETRO BAZAART gjatë së cilit janë ekspozuar makina të ashtuquajtura vintage ose antike.
Qytetarët dhe turistë të huaj, morën pjesë në aktivitet, ku ishin ekspozuar rreth 50 automjete të markave dhe emrave më të lakuar ndër koleksionistët dhe të apasionuarit të fushës.
“Kjo makinë është vitit 1957, sa ikonike dhe e veçantë për prrodhimin e saj dhe për ngjyrën e veçantë, është dhe vetë fakti që ishte makina e aktores më të famshme franceze”- tha një nga qytetarët.
Eventi ka për qëllim promovimin e këtij sektori, i cili konsiderohet një pjesë e asetit historik dhe trashëgimisë kulturore të automotizmit. Por, risia e edicionit të këtij viti, është anëtarësimi i Shqipërisë në federatën ndërkombëtare të automjeteve antike.
Ekspertë të vendit janë bashkuar në një simpozium me grupe interesi, dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota për herë të parë në Tiranë ku u diskutua rëndësia e ruajtjes së këtyre mjeteve ikonike si dhe politikave për të ardhmen e këtij sektori.
Një udhëtim pas në kohë, shoqëruar me muzikë jazz dhe sëing, me artifakte dhe objekte të së shkuarës, populluan stendat e shumta. Nuk mungonin dhe objekte ikonike të folklorit si dhe punime artizanale tipike të traditës sonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë