Armenia dhe Azerbajxhani nisin bisedimet e paqes në SHBA
Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi rajonin e nagorno-karabah
Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington kete te diele, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet,
Lajmi u konfirmua të shtunën nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.
Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon.
Aty paqeruajtësit rusë u vendosën në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.
Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.
Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli të dielën e kaluar në rrugën për në Karabakh, korridori Lachin, në një lëvizje që Armenia e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama prezanton kandidatët në Jug: Do zgjidhni kë do merni në punë
- Dialogu Kosovë-Serbi, Rama nga Greqia: Një çështje që mbetet ende e madhe
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta